Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 28 mars 2018 Në ora: 09:36
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Në aksin rrugor A2 Strugë – VK Qafë Thanë, nga pompa e benzinës KMR deri te vendi i quajtur “Dobra Voda”, f. Frangovë (në gjatësi prej 3 km) rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të gropave nëpër rrugë. Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat dhe kufizim i shpejtësisë prej 30 km/orë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Aktivitete ndërtimore dhe punë elektromontuese kryhen në pjesën e Autostradës A1, pjesa Katlanovë – Veles, nga 6.03.2018 deri më 05.04.2018.

SHN Beton SHA Shkup njofton se prej 21.02.2018 do të fillohet me aktivitetet ndërtimore për Rehabilitimin e rrugës shtetërore P1102, aksi rrugor nga Petroveci deri në Katllanovë, në pjesën e mbikalimit Konjare drejtë Katllanovës (rruga e vjetër). Për këtë nevojë, do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat komunikacioni në aksin e njëjtë.

NN “Ilinden” – Strugë njofton se nga 30 janari i këtij viti në rrugën rajonale P-1201 nga “Biljanini izvori” – lagjja Konjsko ka filluar ndryshimi i regjimit të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Kalimi është shënuar me sinjalizim vertikal dhe horizontal.

Nga 08.12.2017 në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafthanë, fillon ndryshimi i regjimit të komunikacionit, i cili do të zgjas deri në përfundimin e punëve ndërtimore. Kalueshmëria do të shënohet me sinjalizim vertikal dhe horizontal.

Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, në rrugën magjistrale A2, rruga Kërçovë-Ohër (Presekë – Pesoçan) në dy pika të kësaj lëvizje, nga 2+397km deri në 3+910km dhe nga 7+060k deri 11+498km nga e mërkura 20.09.2017 vendoset ndryshim i përkohshëm i komunikacionit me devijime (kalim nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore.

Në drejtimin rrugor Negotinë – Demir Kapi, në pjesën prej Negotinës deri në vendin Ostrovë, komunikacioni do të zhvillohet përgjatë pjesës së autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacioni ndërkaq kthehet në rrugën magjistrale P103.

Shoqëria SHPKNJP “Asfalt”-Shkup, njofton se janë duke u zbatuar punime ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore Otovicë dhe Sopot. Në periudhën nga 18.10.2017 deri më 18.06.2018 në rrugën magjistrale A1 në aksin rrugor Veles-Shkup në afërsi të pikës pagesore Otovicë dhe në aksin rrugor Shkup-Veles në afërsi të pikës pagesore Sopot, vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit dhe paralajmërohen shoferët të vozisin me kujdes.

Shoqëria “Beton SHA Shkup” njofton se nga data 26.10.2017, filluan aktivitetet ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore A4, aksi rrugor nga Kadino deri në Hipodrom, nga pika pagesore Petrovec drejt Hipodromit. Për atë nevojë, do të vendoset ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit dhe sinjalizim i vendosur adekuat i komunikacionit në aksin e njëjtë.

Shoqëria “Beton SHA Shkup” njoftoi se prej 20.10.2017 filluan aktivitete ndërtimore – rikonstruimi dhe rehabilitim i rrugës shtetërore A2 Saraj – Grupçin. Për këtë do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.

SHN Granit informon se nga 27.06.2017 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore në aksin rrugor A2 Gostivar-Kërçovë (pjesa Gostivar deri në f.Kollar) në gjatësi prej 28,5 km. Punohet në kryerjen e rehabilitimit të rrugës së asfaltuar.

Njëkohësisht kryhen punë ndërtimore në sanimin e urave të rrugën e njëjtë shtetërore. Për momentin kryhen punë ndërtimore në urën “Atanasova Reka” në gjatësi prej 110 km. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe i njëjti është i rregulluar me semaforë.Gjithsej kohëzgjatja e rehabilitimit të rrugëve dhe urave është paraparë të zgjasë 15 muaj, gjegjësisht përfundimi i aktiviteteve ndërtimore të paktën këtë moment është paraparë të përfundojnë në vitin 2018 në shtator.

Shoqëria ndërtimore “Granit” SHA Shkup për shkak të punëve ndërtimore në autostradën A1, korridori 10 nga 114+673 km. deri në 126+272 km. nga data 22.11.2016 vendosi regjim kohor të komunikacionit në autostradën A1, korridori 10, nga Negotina deri në Demir Kapi. Komunikacioni zhvillohet në drejtimin nga Shkupi drejt Gjevgjelisë dhe Athinës nëpërmjet rrugës rajonale P1102.

LAMM paralajmërojmë shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar nëpër vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të lëvizin sipas udhëzimeve nga sinjalizimit të ri të vendosur në rrugë.

Komunikacioni në aksin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është në ndërprerje për shkak të shembjes së dheut i cili është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni megjithatë riorinetohet përmes qytetit të Manastirit. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizimin adekuat rrugor.

Për shkak të dëmtimit të urës në autostradën A1 Gradsko-Negotinë te Stobi në lumin Cërna, korsia e djathtë është mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes korsisë së majtë. Është vendosur sinjalizim adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat