Maqedoni, bie mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në BE

Maqedonia

Maqedoni, bie mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në BE

Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Mbështetja për hyrje në Bashkimin Evropian është në rënie të vazhdueshme për gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, mirëpo përqindja ende është e lartë, duke pasur parasysh që 73 për qind e qytetarëve janë “pro” anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Këto janë rezultatet nga analiza krahasuese të mendimit publik për procesin e Maqedonisë për hyrje në BE (2014-2017), e përpunuar nga Societas Civilis-Shkup dhe “Konrad Andenauer Stifuting”.

Autori i analizës, Ivan Damjanovski sot nëpërmjet prezantimit të tij theksoi se mbështetja është në rënie të vazhdueshme, veçanarisht nga 80 për qind në vitin 2014, deri më 73 për qind në fund të vitit 2017. Ai vlerëson se për qindja e euroskeptikëve është e afërt me 17 për qind.

Rezultatet e anketave nga 2017 tregojnë se 73 për qind e popullatës do të kishin votuar “për” nëse javën e ardhshme do të organizohej referendum për hyrjen e Maqedonisë në BE. 17 për qind do të kishin votuar “kundër”, 8 për qind u deklaruan se “nuk e dinë”, ndërsa një për qind nuk do të votonin.

Analiza krahasuese është përpunuar në bazë të rezultateve nga tre anketa, të realizuara në 2014, 2016, ndërsa në fokus ka qenë ajo e vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat