Kamenos: Do ta bllokojmë procesin e zgjidhjes së emrit me çdo kusht

Maqedonia

Kamenos: Do ta bllokojmë procesin e zgjidhjes së emrit me çdo kusht

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:43
Panos Kamenos

Ne në çfarëdo mënyre do ta pengojmë përdorimin e termit Maqedoni në emrin e Shkupit, kjo është e qartë, thotë lideri i Grekëve të Pavarur, parti që është partner koalicioni në qeverinë greke dhe ministër i mbrojtjes, Panos Kamenos. 

Në intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin grek “Antena”, ai jo vetëm që nuk i përsëriti pozitat e tij kundër emrit të përbërë, por tha se ata si parti do të tentojnë në çfarëdo mënyre ta bllokojnë termin Maqedoni të jetë i përfshirë në emrin e shtetit. 

Kamenos mes tjerash tha se që marrëveshja eventuale të vij deri te parlamenti grek, duhet të përmbushen kërkesat greke për ndryshime kushtetuese. 

“Që të ketë ndryshime të Kushtetutës do të duhet të mbahen zgjedhje në Shkup. Të themi se do të mbahen zgjedhje dhe të themi se do të ketë një përmbysje dhe pranim të ndryshimeve kushtetuese , që sot nuk i pranojnë. Vetëm atëherë, me vendim të qeverisë greke, do të vjen kjo marrëveshje në Kuvend dhe do të duhet të vendosim se çfarë do të bëjmë. Ne para se gjithash nuk do të propozojmë që vendimi i tillë të vie në Kuvend. E dyta, edhe poqëse propozojnë tjerët dhe Demokracia e re, edhe atëher nuk do të votojmë. Nëse duhet edhe në mënyra tjera të bllokojmë procesin, do ta bëjmë këtë”, potencoi Kamenos.  

Kamenos, pikërisht përshkak të kërkesës për ndryshime kushtetuese, vlerëson se marrëveshje nuk do të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat