Emri, Zaev: Takimi në Vjenë do të jetë një hap i madh

Maqedonia

Emri, Zaev: Takimi në Vjenë do të jetë një hap i madh

Më: 26 mars 2018 Në ora: 18:00
Zoran Zaev

Sa u takon negociatave për emrin, kryeministri Zaev deklaroi se takimi i dy ministrave Dimitrov dhe Kocias me ndërmjetësin Nimic më 30 mars është një hap tjetër me të cilin palët i afrohen mjaftë fundit të negociatave. Ai shtoi se pret një draft-marrëveshje edhe nga ana e ndërmjetësit Nimic.

“Fokusi, para së gjithash, është në datën 30 ku pres gjëra thelbësore nga i gjithë procesi i negociatave. Sepse edhe kur mbërrijnë draft-marrëveshje, ata janë formë ose kornizë dhe asgjë nuk ndryshohet nëse nuk ka ndonjë gjë thelbësore nga procesi negociues. Unë pres që të bëhet një hap i ardhshëm i cili do të jetë i pranueshëm për të dy anët. Sipas meje, 30-ti do të ishte hapi i dytë ose i tretë nga fundi kështu që presim të lëvizim drejt diçkaje që mund të na dërgojë në një zgjidhje – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat