Kumucakos: Jemi më afër komplikimit, se sa zgjidhjes

Maqedonia

Kumucakos: Jemi më afër komplikimit, se sa zgjidhjes

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:54
Ilustrim

“Siç afrohen negociatat pranë thelbit të problemit, paraqiten pengesa dhe qorrsokaku”, ka deklaruar përgjegjësi për politikë të Jashtme në partinë opozitare greke “Demokracia e Re”, Jorgos Kumucakos.

Ai thotë se ekzistojnë mospajtime dhe dallime të mëdha dhe sipas tij, më e sigurt është të ketë komplikime, sesa zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë moment duket se siç vijnë negociatat deri tek thelbi i çështjeve të vështira, ka pengesa dhe qorrsokak. Në këtë moment, sipas asaj që e dimë, ndërsa nuk jemi të informuar me përgjegjësi dhe në mënyrë serioze prej qeverisë, sipas asaj që mund ta mësojmë, e kam ndjenjën se jemi më afër komplikimit, sesa më afër zgjidhjes”, tha Kumucakos në një intervistë për televizionin grek “Sky”.

Lidhur me atë nëse “Demokracia e Re” do ta mbështesë zgjidhjen eventuale në Parlamentin grek, ai thotë se fillimisht duhet ta shohin propozimin komplet për zgjidhje, ndërsa më pas të ndërmarrin qëndrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat