Nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve natyrore mbi mesataren për muajin mars

Maqedonia

Nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve natyrore mbi mesataren për muajin mars

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:39
Maqedoni

Niveli i ujit te të gjitha lumenjtë në Maqedoni është mbi mesataren për mars, me përjashtim të Krivarekës në Kriva Pallankë, ku niveli është pak më i vogël se mesatarja për këtë muaj.

Sipas matjeve të fundit nga Drejtooria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nivelet e ujit kryesisht ulen në krahasim me dje. Rritje të dukshme të nivelit në krahasim me dje ka Drini i Zi në Lozhan, ndërsa rritje më të vogël shënojnë Vardari në Jegunovc, Treska në Makedonski Brod, Pçinja në Katllanovë dhe Susheva në Strumicë.

Nivelet e ujit, megjithatë, në të gjitha liqenet në vend janë mbi mesataren disavjeçare për mars dhe kanë rritje prej dy centimetrave në krahasim me dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat