Rritet numri i shoferëve pa leje në rajonin lindor të Maqedonisë

Maqedonia

Rritet numri i shoferëve pa leje në rajonin lindor të Maqedonisë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 18:32
Ilustrim

Në Maqedoni qytetarët gjithnjë e më shumë makinat i drejtojnë pa leje për vozitje. Statistikat gjithashtu tregojnë rritje të numrit të makinave që nuk kanë vërtetim se janë të rregullta teknikisht.

Policia vitin e kaluar në rrugët e lindjes së vendit ka kapur 2.800 qytetarë pa leje për vozitje, ndërsa i ngjashëm është edhe numri i qytetarëve që kanë drejtuar makina të paregjistruara.

“Ju tregojmë për pasojat dhe gjobat e larta dhe përmes leksioneve mundohemi që t’i edukojmë qytetarët dhe t’i njoftojmë me pasojat e mëdha që dalin nga drejtimi i makinave të paregjistruara dhe pa leje të vozitjes”, thotë Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip.

Nga Këshilli për Siguri në Trafik në Shtip thonë se nuk bëhet fjalë përr rritje rela, pasi analizat e tyre tregojnë se në shumicën e rasteve shkelësit e rregullava në komunikacion përsëriten.

Viti i kaluar ishte një nga vitet më të errëta në rrugët e rajonin lindor të vendit. Ai përfundoi me 30 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat