Mbi 70 % e grekëve kundër përdorimit të termit “Maqedoni”

Maqedonia

Mbi 70 % e grekëve kundër përdorimit të termit “Maqedoni”

Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:05
ilustrim

Rezultatet e dy anketave të ndryshme të mendimit publik në Greqi, të publikuara në gazetat “Kathimerini” dhe “Protothema” tregojnë se 71,7 për qind dhe 74,5 për qind e grekëve nuk pajtohen me një emër ku do të përfshihej termi Maqedoni.

Instituti grek për hulumtim dhe analizë “Dianeosis”, kreu hulumtim nën titullin “Çka mendojnë grekët” gjatë periudhës nga 16 janari deri më 5 shkurt, ndërsa njëra nga temat ishte çështja e emrit.

Në anketën e publikuar nga gazeta “Kathimerini”, në pyetjen “A duhet Greqia të pranojë emër të përbërë që përmban termin ‘Maqedoni’?”, ‘jo’ kanë thënë 71,7 për qind e të anketuarve.

Në hulumtimin e kryer nga agjencia “Marc”, të publikuar në gazetën “Protothema”, në pyetjen “Qeveria duhet të pranojë përfshirjen e termit ‘Maqedonia’ në emrin e ri të Shkupit ose jo?”, përgjigje negative kanë dhënë 74,5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat