Kreshnik Bekteshi: Harxhimet e Ministrit dallojnë nga harxhimet e Ministrisë

Maqedonia

Kreshnik Bekteshi: Harxhimet e Ministrit dallojnë nga harxhimet e Ministrisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 23:34
Ilustrim

Ka regauar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pasi në disa media u raportuar se nga koha që është emëruar si ministër, Bekteshi, ka harxhuar shuma marrëamendëse për restorante dhe gjëra të ngjashme.

Në sqarimin e tij, Bekteshi potencon se harxhimet që përmenden janë për të gjithë 170 të punësuar në Ministri dhe nuk janë vetëm të ministrit si harxhime.

“Unë dhe ekipi im do vazhdojmë të sjellim masa për sipërmarrësit, ligje në interes të qytetarëve, dhe të krijojmë institucion me të cilin do krenohen të gjithë”, shkruan Bekteshi mes tjerash në sqarimin e tij në FB, të cilin ua sjellim në tërësi në vazhdim:

Gjithmonë kam respektuar punën fisnike të gazetarit, punë e cila do shumë përkushtim dhe sakrificë në vendin që jetojmë ne.

Them sakrificë se për të pasqyruar realitetin në shkrim është sfidë dhe guxim në vete. Respekt dhe përulje për ata gazetarë që përcojnë informacionin dhe realitetin ashtu sic është, pa tendenca dhe shtrembërimë faktesh apo informacioni.

Ju drejtohem ju portale me porosi, nga emërimi im si ministër e deri më sot në asnjë moment unë si kuadër i ri nuk pata përkrahjen tuaj por vetëm lajme dhe informata të pabaza, deri aty ku edhe kumtesat e ministrisë nuk publikohen, shkrime të porositura nga eprorët tuaj (të cilët veçse dihen se kush janë), që me sa shoh emërimin tim si ministër i ekonomisë nuk e kanë aprovuar, kjo për faktin se unë që nga marrja e detyrës si ministër bëra pakt me veten që unë do i shërbej qytetarëve dhe jo të jem marionetë e eprorëve tuaj me përvojë disa vjecare.

Harxhimet e ministrisë të ekonomisë është e vërtetë që nënshkruhen nga ana ime, por mos harroni faktin se aty janë të punësuar 170 punonjës dhe të gjitha këto harxhime përfshihen me emrin tim. (Ato që kanë përvojë institucionale e kuptojnë dhe e kanë të qartë mekanizmin e funksionimit shtetëror të dikastereve qeveritare).

Keni përmendur vetëm restorantet, keni harruar se ne atë shumë të harxhuar hynë edhe udhëtimet zyrtare, harxhimet e bifesë (e cila nuk është në kuadër të Ministrisë), harxhimet për delegacione që Ministria e Ekonomisë është Ministri e cila ka pothuajse më shumë delegacione se të gjithë institucionet tjera etj.

Pra HARXHIMET e Ministrit dallojnë nga harxhimet e MINISTRISË !!!

Ju gazetarë që i shërbeni të vërtetës ju ftoj të vini në zyrat e ministrisë për harxhimet e detajuara dhe të vërtetat.

E shkruaj këtë status si obligim moral, së pari për familjen time dhe qytetarët që shpesh herë bien pre e dezinformatave dhe keq informimit nga “gazetarët me porosi” si ju!

PËR FUND…

Unë dhe ekipi im do vazhdojmë të sjellim masa për sipërmarrësit, ligje në interes të qytetarëve, dhe të krijojmë institucion me të cilin do krenohen të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat