Emri, raundi i ri i bisedimeve zhvendoset në Vjenë

Maqedonia

Emri, raundi i ri i bisedimeve zhvendoset në Vjenë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Pas vizitës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxijas në Shkup, raundi i ri i bisedimeve mes palëve do të mbahet më 30 mars në Vjenë.

Në këtë takim palët do të negociojnë rreth përmbajtjes së dy Draft Marrëveshjeve të shkëmbyera ditë më parë mes Shkupit dhe Athinës si dhe draftit të dorëzuar nga ana e ndërmjetësit Nimic. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se pas Vjenës, Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov pritet të vizitoj Athinën. Televizionet greke “Skai” dhe “Star Tv” kanë raportuar se pavarësisht klimës pozitive nga ana e të dy ministrave, përsëri palët kanë shfaqur papajtueshmëri për disa çështje.

 STAR TV

” Për momentin duket se nuk janë bërë shumë hapa përpara, përkundrazi, doli problem i ri, siç kuptuam nga ana e z. Dimitrov, e ajo është emri. Dëshiron që të jetë me dy fjalë dhe të jetë i përkthyer në anglisht. Çështja tjetër e madhe është Kushtetuta. Jo vetëm ndryshim të pikave irredentiste, por edhe në raport të fushës së përdorimit të emrit”.

SKAI TV

“Zotri Dimitrov shpjegoi se është negativ sa i përket propozimit të emrit pa përkthim si p.sh. “Gorna Makedonija”, derisa Kocijas sqaroi se për Greqinë, ndryshimi i Kushtetutës është parakusht për çfarëdo lloj zgjidhje”.

Nga ana tjetër gazeta “Ta Nea” në artikullin e saj ka komentuar:

 Ta Nea

“Nëse dikush dëshiron të nxjerr konstatim nga vizita historike e Kocijas në Shkup “do të thoja se të dyja palët janë mjaftë larg arritjes së marrëveshjes”.

Ndërkohë që agjencioni grek “Ana Mpa”, në tekstin e saj shkruan:

Ana MPA

” Nga të dyja palët ka vullnet për zgjidhje “e cila do t’i hapë dyert e së ardhmes”.

Euro News në greqisht në materialin e saj pas vizitës së Kocijas në Shkup shprehet se ka vullnet për zgjidhje.

Euronews në Greqi

“Me shumë optimizëm ministri i Punëve të Jashtme Nikos Kocijas e përfundoi vizitën dy ditore në IJRM. Pas takimit asnjëra nga palët nuk fshehte se ende ekzistojnë pika në të cilat nuk ka përputhje, por prapëseprapë treguan se të dyja palët kanë vullnet për të ardhur deri tek zgjidhja”.

Gjithsesi në Greqi reagime të shumta ka nxitur deklarata e djeshme e kryeministrit Aleksis Cipras i cili si me shaka tha se gazetarja e Agjencisë maqedonase informative, pas një kohe do të duhej që ta prezantoje veten si gazetare e “Gorna Maqedonisë”. Deklaratës së djeshme të Ciprasit i pasojë reagimi i partisë “Demokracia e Re” e cila i tërheq vërejtjen Ciprasit të mos bëjë shaka me gjëra kaq serioze dhe të rëndësishme për shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat