Mundësi të hapura për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes LSDM-së dhe PSB-së

Maqedonia

Mundësi të hapura për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes LSDM-së dhe PSB-së

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:37
Pamje nga takimi

Delegacionet e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Partise socialiste të Bullgarisë të udhëhequra nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarja e PSB-së, Kornelija Ninova, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi dhe partneriteti në mes dy partive.

Në takim u potencua se Marrëveshja për bashkëpunim dhe miqësi në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, që kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, e nënshkruajti me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, ka hapur shumë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë në shumë fusha.

Pas nënshkrimit, kryetari Zaev tha se Memorandumi paraqet dëshmi për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes dy partive dhe shteteve, por edhe njëkohësisht do të paraqet edhe motiv shtesë për zgjërimin e bashkëpunimit.

“Ky memorandum sot flet për suksesin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Jam i bindur se bashkëpunimi i deritanishëm në mes dy shteteve paraqet motiv shtesë të vazhdojmë të shkëmbejmë përvoja dhe bashkërisht të ndihmohemi si parti” tha kryetari Zaev.

Nga ana e delegacionit të PSB-së u vlerësua puna e deritanishme e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev dhe sukseset e tij në planin ndërkombëtar, sidomos me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë e cila paraqet shembull për shtetet tjera në rajon.

Dy delegacionet bashkërisht vlerësuan se marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve hapin mundësi në intensifikimin e bashkëpunimit ndërpartiak dhe ndërshtetëror, sidomos në pjesën e ekonomisë dhe dhe infrastrukturës.

Në takim, u bisedua edhe për gjendjet aktuale në Maqedoni dhe Bullgari, përparimin e Maqedonisë në integrimet euro-atlantike, si dhe mbështetja që Bullgaria si udhëheqësë aktuale me BE-në ua ofron vendeve të Ballkanit perëndimor në integrimin e tre në Bashkimin evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat