Zaev: Koha për kompromis të pranueshëm nga të dyja palët

Maqedonia

Zaev: Koha për kompromis të pranueshëm nga të dyja palët

Më: 23 mars 2018 Në ora: 22:36
Pamje nga takimi

Për dallim nga Ministri i Jashtëm, Dimitrov i cili bëri të ditura pozicionet e kundërta me Greqinë për emrin, kryeministri Zaev është më optimist për zgjidhjen e kotenstit shumëvjeçar. Në takim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kocijas ai kumtohet të ketë thënë se është koha për vendime lidershipi dhe kompromis.

Fokusi i bisedimeve tona duhet të jetë e ardhmja e dy vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që do të na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur midis dy vendeve tona – deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ndërkaq theksoi se partia e tij është e interesuar për të ardhmen e vendit si dhe për zgjidhjen e emrit, por theksoi se cilat emra të mundshëm janë të papranueshëm për këtë parti.

Ne mendimet tona i kemi bërë publike. Nuk pajtohemi që emri, apo kompromisi që do të arrihet të përmbajë emrin “Sllavo Maqedonia”, apo “Republikë Kombëtare/Nacionale Maqedonase”. Me çdo zgjidhje tjetër, kompromis që do të arriet mes palëve ne do të pajtohemi – Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kocijas takoi edhe Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani e kryeparlamentarin, Talat Xhaferi. Ndërsa agjendën e takimeve e përmbylli me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Mediat greke nga ana tjetër raportojnë se propozim-marrëveshja me vërejtje e dërguar ditë më parë nga Shkupi le përshtypje se është shkruar nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, pasi e njëjta përmban të gjitha pozicionet radikale. Sipas TV ERT, propozimi grek që ka pranuar Shkupi është 20 faqësh, ndërsa 5 faqësh propozimi maqedonas. Mes dy propozimeve ekzistojnë dallime të shumta, në veçanti rreth Kushtetutës dhe identitetit. Ndërsa ka pajtim vetëm për emrin, me ç’rast “Gorna Makedonija” është propozimi që mbizotëron. Mediat greke gjithsesi theksuan faktin që pavarësisht se aterimi i mbrëmshëm i delegacionit grek në aeroportin e Shkupit një ditë më parë ishte historik, ata nuk u pritën nga zyrtarë qeveritar por vetëm nga gazetarë dhe kamermanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat