Timonie: “Gjuhët”, në të mirën të marrëdhënieve ndëretnike

Maqedonia

Timonie: “Gjuhët”, në të mirën të marrëdhënieve ndëretnike

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:36
Kristijan Timonie

Ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie vlerëson se Ligji për përdorimin e gjuhëve është indikacion për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Sipas tij, derisa ligji është në fazën pran miratimit, duhet respektuar konsensusi. Timonie shton se pas miratimit të ligjit, vendi duhet t’i përkushtohet reformave.

"Bëhet fjalë për proces të brendshëm të Maqedonisë. Duhet të respektohet dialogu. Ky ligj ende nuk është miratuar por para fuqizimit dhe zbatimit tij duhet të respektohet shpirti i konsensusit. Ky ligj është propozuar dhe sjell me qëllim që të përmirësojë marrëdhëniet në Maqedoni dhe mendoj se duhet të shikohen nga ky këndvështrim. Mendoj se pas ligjit vëmendje duhet t’i kushtohet, reformave, reformave dhe vetëm reformave" – deklaroi Kristian Timonie, Ambasador i Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat