Maqedoni, qarkullimi në industri shënon rritje

Maqedonia

Maqedoni, qarkullimi në industri shënon rritje

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Qarkullimi në industrinë në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit të kaluar shënon rritje prej 21,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror Statistikor.

Sipas grupeve kryesore industriale, gjithsej qarkullimi në industrinë në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rritje te Produktet intermediare, përveç energjisë për 41,1 për qind, Produktet kapitale për 13,4 për qind, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 14,4 për qind dhe Produkte të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 19,9 për qind.

Qarkullimi në industrinë, në janar të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, shënon rritje për 0,3 për qind.

Të dhënat e publikuar tregojnë se qarkullimi në industrinë e tregut vendas, në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rritje prej 27 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industrinë e tregut vendas në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rritje te Produktet intermediare, përveç energjisë për 58,6 për qind, Produktet kapitale për 135,9 për qind, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7,3 për qind dhe Produkte të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 9,3 për qind.

Qarkullimi në industrinë në tregun vendas, në janar të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, shënon rënie për 31,8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, qarkullimi në industrinë e tregjeve të huaja, në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rritje prej 20,1 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat