Mungesa e Mijallkovit e anuloi rastin "Tortura"

Maqedonia

Mungesa e Mijallkovit e anuloi rastin "Tortura"

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:54
Gjykimi rastit “Tortura”

Gjykimi për lëndën e PSP-së “Tortura” është shtyrë për më 7 maj sepse në seancën  e sotme nuk erdhi ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili është i akuzuar.

Në Gjykatë, siç u tha, nuk është marrë dëshmi për dorëzim të rregullt të ftesës së Mijallkovit në seancën e sotme.

Prokurorët e PSP-së kërkuan që ftesa Mijallkovit t’i dorëzohet të enjteve, kur ai paraqitet në Gjykatën Penale.

Avokati Lupço Shvërgovski tha se Mijallkov ka pasur adresë tjetër në të cilën do t’i dorëzohet ftesa për seancë gjyqësore. Shtoi se nuk e di adresën e saktë, siç theksoi, jeton nën Panoramë në Vodno.

“Tortura”, që ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në “Torturë” të akuzuar janë ish njeriu i parë i njësisë “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë për arrestimin e Boshkovskit.

Duke vepruar sipas ankesën së PSP-së, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe e miratoi akuzën kundër ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.

Prokuroria Speciale Publike i ndjek ata për tortura dhe veprime të tjera mizore, jonjerëzore ose degraduese dhe ndëshkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat