Rritet maksimalisht niveli i Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Rritet maksimalisht niveli i Liqenit të Ohrit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:06
Liqeni i Ohrit

Niveli i Liqenit të Ohrit, në gjendje alarmuese. Për vetëm 24 orë është rritur për më shumë se 5 centimetra. Sot është 15 centimetra mbi lartësinë maksimale të lejueshme dhe është 693.9 metra mbi nivelin e detit. Kjo është më e dukshme përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. Ambientalistët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet, sidomos pas paralajmërimeve për reshje të reja, si dhe pas shkrirjes së përnjëhershme të borës në malet përreth.

“Patjetër duhet të kihet kujdes dhe nuk guxon më shumë të rritet niveli i liqenit. Në vitet e 60 të shekullit të kaluar, kur është gërmuar shtrati i Drinit të Zi, që të thahen pjesë të caktuara të fushës së Strugës nga balta, prej atëherë Liqeni i Ohrit, i cili është në listën e UNESCO-s, shteti e trajton si një liqen të akumuluar”, tha Vanço Naumoski, ambientalist.

Për shkak të kësaj situate në rrezik është vënë edhe Shqipëria fqinje Arian Meroli, ambientalist nga Pogradeci thotë se të nevojshme janë masa më serioze nga të dyja anët.

Nga ELEM njoftojnë se e kanë menaxhuar situatën në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të mos kalohet niveli i Liqenit të Ohrit nga 694 metra i cili është i miratuar me lejen e menaxhimit të ujit. Nga atje shtojnë se kanë dhënë maksimumin që të mos u shkaktohet ndonjë dëm as qytetarëve të Ohrit e as atyre të Strugës, por as banorëve të vendbanimeve përreth akumulimeve Spilje dhe Glloboçicë. Fundjavën e kaluar, dallgët e larta dhe erërat e forta shkaktuan rrëmujë në bregun e Liqenin të Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat