VMRO-DPMNE: "Zaevi ka kapur gjyqësorin"

Maqedonia

VMRO-DPMNE: "Zaevi ka kapur gjyqësorin"

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:25
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja e ka kritikuar edhe një herë sistemin e drejtësisë të kapur nga Zoran Zaev. Ish-partia në pushtet e cila është kritikuar vazhdimisht për ndikimin në drejtësi, vlerëson se gjykatat dhe prokuroria veprojnë si dorë e zgjatur e kryeministrit Zaev.

“Tash askush nuk beson në drejtësi. Qëkur LSDM-ja është në pushtet, krimi i funksionarëve të tyre vetëm mbulohet”, vlerëson partia që drejtohet nga Hristian Mickovski.

Partia opozitare thekson se Prokuroria po hesht dhe nuk tregon se deri ku kanë arritur hetimet ndaj dy funksionarëve që në Qeverinë Zaev të cilët po dyshohen për korrupsion. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat