Qeveria konfirmon: Agim Nuhiu me aktivitete të shumta dhe shpenzime të vogla!

Maqedonia

Qeveria konfirmon: Agim Nuhiu me aktivitete të shumta dhe shpenzime të vogla!

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:22
Agim Nuhiu

Si pjesë e angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për transparencë digjitale, duke shfrytëzuar instrumentin për llogaridhënie për harxhimet e bartësve të funksioneve publike ka bere publike pasqyren e harxhimeve ku mundet të shihen dhe krahasohen harxhimet zyrtare të funksionarëve nga Kryeministri , Zv/kryeministrat, Ministrat, Ministrat pa resor , Zv/ministrat, Sekretari gjeneral i Qeverise si dhe Sekretarët Shtetërorë të Ministrive. 

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë konfirmohet se nga te gjithë funksionarët qeveritarë Agim Nuhiu duke qenë në pozitën e Zv.Ministrit në Qeverinë teknike, ne pozitën e Ministrit për Punë të Brendshme në Qeverinë e Përzhinos dhe Zv. Ministrit  në Qeverinë e Zaevit, ka realizuar aktivitete të shumta institucionale, por me shpenzime prej gjithsej 130 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat