I gjithë rasti për Almirin do të rishikohet

Maqedonia

I gjithë rasti për Almirin do të rishikohet

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:44
Protesta për Almirin

Deputetët e Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim sot në Kuvendin e Maqedonisë, u takuan me familjarët e Almir Aliut, me ç’rast në marrëveshje me prindin dhe avokatin, deputetet e BDI-së, inicuan themelimin e Grupit Parlamentar të Punës, ku do të rishikohet i gjithë rasti për Almirin.

Avokati i familjes Aliu, Alispahiq, njoftoi se pret që në këtë proces do të zbardhen të gjitha shkeljet procedurale dhe padrejtësitë e bëra nga Prokuroria.

Sipas një njoftimi të BDI-së, iniciativa për formimin e Grupit Parlamentar të Punës u dorëzua dhe arkivua qysh sot, me të njejtën form si grupi punues për rastin e Sopotot, ndërsa kërkojmë mbështetje të të gjitha partive, me qëllim që ky proces të mos marrë kahje politike, partiake apo etnike.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat