Lëvizja BESA pritet të ketë këto poste në Qeveri?!

Maqedonia

Lëvizja BESA pritet të ketë këto poste në Qeveri?!

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:34
Afrim Gashi dhe Zoran Zaev

Se Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi do të jetë pjesë e Qeverisë kjo çështje tashmë është gati e finalizuar. Janë detajet e fundit që po diskutohen mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Afrim Gashit për ndarjen e dikastereve nga ministritë e deri në drejtori si dhe nivele tjera.

Sa i përket ministrive, Lëvizjes BESA do ti takojë posti i zv/kryeministrit për reforma, por mundësia e dhënies edhe të një ministrie, në rast se PDSH i bashkëngjitet koalicionit. Një nga ministritë që janë në lojë është ajo e arsimit, ekonomisë, por në lojë është edhe ajo e pushtetit lokal, informojnë, burime pranë LSDM.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se në kuadër të bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës do të bisedojë me të gjitha partitë politike të interesuara për t’iu bashkëngjitur Qeverisë. Por deri tani dy takime janë zhvilluar vetëm me Lëvizjen BESA të Gashit dhe asnjë parti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat