Fatimja publikon një “bombë” të re, ja çka kanë biseduar mes veti Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski

Maqedonia

Fatimja publikon një “bombë” të re, ja çka kanë biseduar mes veti Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:43
Fatime Fetai

Për herë të parë që nga themelimi Prokuroria Speciale ka hapur hetime për udhëheqësinë e BDI-së, madje personalisht për liderin e saj Ali Ahmeti. Ekipi i Katica Janevës i heton shkaqet për dështimin e regjistrimit në vitin 2011. Sipas dëshmive që i kanë siguruar prokurorët e Janevës, Nikolla Gruevski si kryeministër dhe Ali Ahmeti si partner i koalicionit qeveritar kanë vendosur ta ndërpresin procesin e regjistrimit, me qëllim që të mbesin në pushtet. Ata kanë vërejtur se gjendja demografike, politike dhe ekonomike e popullatës në Maqedoni është politikisht e pavolitshme për ta. Me ndërprerjen e këtij operacioni, thonë nga Specialja, Gruevski dhe Ahmeti kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për thuajse 3 milionë euro.

Sipas përgjimeve të analizuara nga kjo prokurori, dy liderët e partive janë dakorduar që përgjegjësinë për dështimin e regjistrimit t’ia hedhin Komisionit Shtetëror të Regjistrimit dhe paaftësisë së tyre kadrovike për realizimin e këtij operacioni të ndërlikuar. Më datë 10 dhe 11 tetor të vitit 2011, Gruevski dhe Ahmeti kanë dakorduar strategji për Marrëdhënie me opinionin për atë si ta arsyetojnë para opinionit arsyen e ndërprerjes së regjistrimit, ndërsa më 15 tetor Kuvendi miratoi ligj me të cilin u ndërpre ky operacion. Fetai ka shpalosur edhe pjesë të bisedave të incizuara të bisedës Ahmeti Gruevski, në bazë të cilave PSP ngren paditë ndaj personave të dyshuar.


Megjithatë, shkaku për ndërprerjen e regjistrimit nuk ka qenë në atë që e ka thënë Qeveria, që është e dukshme se lehtë përmirësohet, nëse ka vullnet për të, por thjeshtë sepse të dyshuarit kanë kuptuar se me regjistrim të ligjshëm do pësojnë dëm të madh partitë qeveritare BDI dhe VMRO-DPMNE dhe me këtë edhe personalisht atyre si liderë të këtyre partive. Kështu, të udhëhequr para së gjithash nga interesi personal, nga interesi që ta mbajnë pushtetin në shoqëri, kanë vendosur paratë e shpenzuara deri atëherë t’i hedhin në ujë, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e R. Maqedonisë me shumë të konsiderueshme prej 175 milionë e 123 mijë e 909 denarë – deklaroi prokuroria speciale Fatime Fetai.
Ndonëse Prokuroria Speciale njoftoi hapjen e hetimeve për regjistrimin e dështuar dhe i theksoi të dyshuarit kryesorë, megjithatë as Nikolla Gruevski e as Ali Ahmeti ende nuk janë marrë në pyetje. Ndryshe, Prokuroria e rregullt gjashtë vite e hetoi rastin “Regjistrimi” dhe gjithmonë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat