‘Moska po tenton të rrëzojë Qeverinë e Zaevit’

Maqedonia

‘Moska po tenton të rrëzojë Qeverinë e Zaevit’

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:05
Kryetari i Ligës së Socialdemokratove të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak

Kryetari i Ligës së Socialdemokratove të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak deklaroi se Rusia, pas grusht shtetit dhe tentimeve për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi, tani kryen presion mbi Maqedoninë.

Çanak i dënoi “kërcënimet dhe presionet më të reja të cilat diplomacia ruse ia dërgon Maqedonisë”, theksohet në deklaratën me shkrim deri te mediat në Serbi, që e transmeton B92.

Mediat e Maqedonisë dje publikuan se Rusia e ka paralajmëruar Maqedoninë se inkuadrimi i saj në NATO do të ketë pasoja negative mbi marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë dhe mbi sigurinë rajonale.

Çanak dërgoi mbështetje deri te kryeministri dhe kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev për “përpjekjet e tij të cilat i bën në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe qytetare”, si dhe “mbështetje të fuqishme” për orientimin e jashtëm politik të Qeverisë së re të Maqedonisë e cila “bën përpjekje të mëdha me qëllim të arritjes së paqes me të gjithë fqinjët e saj”.

“Me rëndësi të posaçme janë negociatat për emrin e Maqedonisë që do të ishte e pranishme për të gjithë fqinjët e saj”, ka theksuar lideri i LSV-së Nenad Çanak.

Ai ka shtuar se procesi i përshpejtuar i integrimeve euro-atlantike dhe ftesa për hyrje në NATO janë me rëndësi kyçe për stabilizimin e gjendjes në Maqedoni dhe arritje të një Ballkani demokratik dhe të zhvilluar.

“Për këtë shkak, të gjitha presionet nga Rusia apo nga ndonjë vend tjetër, të cilat çojnë deri në ashpërsimin e marrëdhënieve apo destabilizimit të gjendjes në rajon, me akt të drejtpërdrejtë kundër interesave të shoqërisë dhe të çdo individi në Evropën Juglindore”, konstaton Çanak në kumtesën deri te mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat