VMRO-DPMNE: Askush nuk beson në profesionalizmin e PSP-së

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Askush nuk beson në profesionalizmin e PSP-së

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:52

Katica Janeva dhe Prokuroria Speciale Publike (PSP) janë shëndrruar në karikaturë, për shkak të realizimit të kërkesave politike, kështu velrëson partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

"Askush më nuk beson në jo-selektivitetin e profesionalitetin e tyre. është e qartë se Zoran Zaev dhe LSDM janë të frikësuar nga reagimi i opinionit lidhur me miratimet e dhunëshme të ligjeve, me theks të veçantë ligjit për gjuhët. Pom ashtu ato kanë frikë edhe nga regimi i popullit lidhur me bisedimet e turpëshme dhe qesharake që po zhvillohen me Greqinë rreth kontestit të emrit", thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Në situatë, shtojnë nga kjo parti, kur ekonomia po fundoset, Qeveria e Zaevit ëhstë tërësishtë e paaftë që ti realizojë premtimet e dhëna para popullit, është shumë e qartë që përsëri të aktivizohet PSP-ja mandati i së cilës për hapjen e hetimeve dhe akuzave i ka kaluar që nga muaj qershor i vitit të kaluar.

"Për këtë arsye Katica Janavea dhe PSP-ja vazhdojnë që të inskenojnë raste me prapavijë politike", theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat