Janeva: Rasti Monstra do të udhëhiqet nga PSP

Maqedonia

Janeva: Rasti Monstra do të udhëhiqet nga PSP

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:33
Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva sot deklaroi se PPS-ja i ka marrë kompetencat për lëndën “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovcës në vitin 2012.

“Shpresojmë se në seancën në prill do të jemi të përgatitur për prezantimin para gjykatës. Vazhdon procedura në fazën në të cilën gjendet lënda”, tha Janeva.

Ndërsa të akuzuarve për këtë rast,  A.I., F.A. H.A., dhe S.L., Gjykata më herët ju shqiptoi masën e kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy  herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë ishin lëshuar në liri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat