PSP: Rasti i Monstrës në duart tona

Maqedonia

PSP: Rasti i Monstrës në duart tona

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:15
PSP

Prokuroria Publike Sociale është kompetente për lëndën “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në prill të vitit 2012.

“Shpresojmë se për seancën në prill do të jemi të gatshëm për prezentim para gjykatës. Procedura vazhdon në fazën në të cilën ndodhet lënda”, deklaroi prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva në pres konferencën e sotme.

Vrasja në Liqenin e Smillkovës ndodhi më 12 prill 2012, të enjten e madhe, para Pashkëve kur u vranë Krie Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta.

Pas pezullimit të aktgjykimeve, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë kujdesi. Për Gjykatën akoma të pakapshëm janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët janë shpallur urdhërarrestime ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat