Mickoski: Treshja Zaev, Tevdovski dhe Angjushev sollën "cunami ekonomik" në Maqedoni

Maqedonia

Mickoski: Treshja Zaev, Tevdovski dhe Angjushev sollën "cunami ekonomik" në Maqedoni

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:49
Ilustrim

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmjen e së martës është takuar me banorët dhe anëtarët e degës së kësaj partie në qytetin e Radovishit, njofton Zhurnal. Ai në këtë takim me anëtarët dhe sipatizantët e tij në këtë qytet ka theksuar se ekonomia e vendit po fundoset, ndërsa qytetarët po vafrërohen, ndërsa e gjithë kjo është rezultat e gjendjes së rëndë ekonomike të cilën po e zhvillon Qeveria e Zaevit dhe LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, i ka karaktarizuar ministrin e financave Tevdovski, kryeminiostrin Zaev dhe zëvendës-kryeministrin për çështje evropiane Angjushev për siç thotë ai treshe "cunami" që po i ndodhë Maqedonisë për momentin.

"Biznesit në Maqedoni po i ndodh cunali ekonomik, Zaev, Tevdovski, Angjushev, kjo është treshja e cila e sjell cunamin ekonomik në Maqedoni", ka theksuar Mickoski.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat