Osmani e bën "hor" VMRO-në, jeni kundër gjuhës time andaj jeni në këtë hall që jeni

Maqedonia

Osmani e bën "hor" VMRO-në, jeni kundër gjuhës time andaj jeni në këtë hall që jeni

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:45
Burjar Osmani

Zëvendëskryeministër shqiptar për Integrime Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Burjar Osmani në një debat televiziv në Tv24 e ka bërë "hor" deputetin dhe përfaqësuesin e VMRO-DPMNE-së , Dragan Danev duke i kujtuar aty se është turp që të zhvillohet debat kundër Ligjit të gjuhëve, një e drejtë sipas Osmanit, elementare e garantuar sipas të gjitha normave dhe akteve mbi lirit dhe të drejtat e njeriut, informon Zhurnal.

"Është turp për debatin të cilin e bëni për politik ditore për të drejtën tim që ta përdori gjuhën time në komunikim me institucionet. A mendoni pak se për çfarë po debatoni? Debatoni për të drejtën time themelore njerëzore që ti drejtohem mjekut tim në gjuhën time, ti drejtohem institucione nga i cili kërkojë letërnjoftim apo pasaport në gjuhën time të nënës dhe ju këtë e shfrytëzoni që të fitoni pikë politike dhe ta konsiludoni partitinë tuaj. është shumë serioze, ju kuptojë, ndoshta edhe unë kam shfrytëzuar tema të tilla për politika ditore, por mos luani me marrdhëniet ndër-etnike, marrdhëniet ndër-etnike nuk është fusha nga e cili duhet të ringriheni, njëherë ju plasi në dorë kjo temë dhe për këtë arsye partia juaj është në këtë hall", i ka thënë Osmani deputetit të VMRO-së Donev, transmeton Zhurnal.

Zëvëndëskryeministri Osmani thotë se partia opozitare VMRO-DPMNE nuk arriti të mësojë leksionin se ka shumë tema tjera në të cilën ata mund të tregohen se janë parti më e mirë se të tjerat.

"Nuk e mësuam leksionin se ka shumë tema tjera ku mund të tregohemi se kush është parti më e mirë politike. E mobilizoni anëtarësin dhe njerëzit duke i thënë se Bujara Osmani nuk mund të përdorë gjuhën e tij, apo se unë u'a këcnojë ju ndodnjë të drejtë, duke e shfrytëzuar të drejtën time elemntare njerëzore si pretekst", thekson Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat