Sot vazhdon gjykimi për “Tankun”, Gruevski sërish në bankën e të akuzuarit

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për “Tankun”, Gruevski sërish në bankën e të akuzuarit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 09:18

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Tanku”, ku të akuzuar nga PSP janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës i ministrit në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e Mercedesit luksoz për 600 mijë euro.

Sipas aktakuzës, në periudhën shkurt-nëntor të vitit 2012 Nikolla Gruevski si person zyrtar ka shfrytëzuar ndikimin e tij dhe ka kërkuar nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, të shpall konkurs dhe në emër të MPB-së të blerë makinë të tipit “Mercedes C-600”.

Në seancën e fundit që u mbajt më 15 mars, u dëgjuan tre dëshmitarë, ndërsa gjykatësja vendosi të ndërprejë gjykimin për shkak të mungesës së dëshmitarit të katërt, i cili pritet të dëshmojë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat