Qeveria miraton prioritetet e sektorit për rini

Maqedonia

Qeveria miraton prioritetet e sektorit për rini

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:20
Pamje nga seanca e sotme në Maqedoni

Gjatë seancës së sotme të qeverisë ku ishte mbledhje tematike, qeveria ka miratuar informacionet me prioritet në sektorin për rini me propozim nga Agjencia për rini dhe sport.

Sipas plan programit të ARS, prioritet në sektorin për rini për vitin 2018 janë zgjedhja e përfaqësuesit të rinisë në bordin drejtues me zyrë regjionale në Ballkanin Perendimorë (RYCO), formimin e grupeve të punës që do jenë të detyruara për krijimin e përmbajtjes së ligjit për rini, revizionin e strategjisë nacionale për rini, finalizimin e rekomandimit për këshillin rajonal rinorë dhe përmirësimin e rolit të të rinjëve në organizata, zhvillimin dhe organizimin e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme si dhe hapjen e vendeve të punës etj.

Pas prezantimit të këtyre masave për ndërtimin e politikave për rininë, nga ana e përfaqësuesve të organizatave rinore dhe ARS, qeveria mori vendim për formimin e grupeve të punës në përbërje të përfaqësuesve të qeverisë, resorët ministrorë dhe organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat