Fermerët: Komunat të përgatisin planet urbanistike

Maqedonia

Fermerët: Komunat të përgatisin planet urbanistike

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:50
Foto Ilustrim

Bujqit kërkojnë nga komunat që deri në fund të vitit t’i përgatisin planet e hollësishme urbanistike, që të mund të aplikojnë për para të BE-së përmes programeve IPARD. Kërkojnë që të miratohen edhe ndryshimet e Ligjit për konsolidimin e tokës bujqësore, me të cilat do të zgjidhet problemi i marrëdhënieve pronësoro- juridike.

"Dokumentacion për projektet që përshijnë aktivitete ndërtimore si dhe kërkesa për legalizim për shfrytëzimin e IPARD, që këto mjete të kenë prioritet. Gjithashtu është e rëndësishme të lidhen të gjithë regjistrat relevant të institucioneve sa i përket programit IPARD", deklaroi Biljana Mitreska, Federata Nacionale e Fermerëve.

Gjithashtu nevojitet thjeshtëzimi i procedurës për marrjen e parave Evropiane, por edhe t’u mundësohet njerëzve të jetojnë në fshat.

"Që të kemi komunitet rural, infrastruktura është gjëja më elementare. Ndërsa ne, për 27 vite politikë bujqësore kemi shpërngulje nga fshatrat si dhe nuk kemi rezultate në prodhimtari bujqësore", deklaroi Jorde Jakimovski , Instituti për Hulumtime Socio – Politike.

Jakimovski shprehet se krahas lidhjes së fshatrave me qytetin, krahas ujësjellësit, shkollave dhe çerdheve, duhet të ndryshojë edhe modeli i subvencionimit.

"Megjithatë, nuk mund të jemi të kënaqur lidhur me shfrytëzimin e mjeteve që i kishim në dispozicion këtë periudhë. Janë bërë analizat, janë detektuar dobësitë që u paraqitën në programin IPARD 1, si dhe problemet gjatë zbatimit…",  drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare Bujqësore Nikolçe Babovski.

Babovski më tej thotë se do të eliminohen mangësitë. Ndryshe, në shpalljen e parë të programit IPARD 2 janë dorëzuar 1649 kërkesa për mbi 73 milion euro. Me këtë program, në dispozicion janë vendosur rreth 80 milion euro para evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat