Zaev: Propozim-marrëveshjet nuk përmbajnë emër konkret

Maqedonia

Zaev: Propozim-marrëveshjet nuk përmbajnë emër konkret

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:44
Foto Ilustrim

Lajmin e konfirmon vetë kryeministri, Zoran Zaev, i cili nuk deshi të zbulojë detaje, pasi dokumentet ende nuk janë hapur për diskutim.     
 
“Po, marrëveshja ka arritur, ashtu siç është dërguar edhe marrëveshja jonë si variant. Kjo duhet të jetë një vegël, e cila do të duhet të ndihmojë, dhe në asnjë mënyrë të pengojë procesin e përgatitjes së negociatave të fazës së ardhshme, që do të mbahet në Vjenë, më datën 30. Por, detajet do t’i japë ministri i punëve të jashtme”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Megjithatë, Zaevi i hodhi poshtë spekulimet se projekt-marrëveshjet përmbajnë edhe propozim konkretet për emrin e Maqedonisë.
 
“Unë mund të them se nuk kemi diskutuar konkretisht se për cilin përcaktim gjeografik bëhet fjalë, gjithsesi më të rëndësishme janë aspektet e tjera në procesin e bisedimeve. Nuk dua të hyj në detaje pikërisht nga aspekti i kujdesit që t’u jap shans këtyre bisedimeve në të cilat e dini se, ndoshta unë jam ai që ka më shumë besim në suksesin e tyre, por kam arsye. Nuk kemi biseduar për emër konkret as nga ana jonë as nga ana e tyre”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev konfirmoi se shefi i Diplomacisë greke, Nikos Koxias, vjen gjatë javës dhe pas ndryshimit të emrit të aeroportit, ai do të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi, që sipas Zaevit d.m.th. se po ndërtohet besimi i ndërsjellë. Ai vlerëson se takimet dypalëshe do të ndihmojnë procesin që po zhvillohet në kuadër të OKB-së.  
 
Sa u përket kundërshtimeve të Rusisë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, Zaevi tha se Maqedonia i ka përcaktuar prioritetet e saj strategjike që nga viti 93. Sipas tij, integrimi i Maqedonisë në NATO është me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe rajonit dhe nuk është në kundërshtim me përcaktimin e Maqedonisë për të avancuar marrëdhëniet edhe me Rusinë në planin ekonomik, kulturologjik dhe arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat