Zaev garanton proces të drejtë gjyqësor dhe zbardhje të vërtetë të rastit të Almirit

Maqedonia

Zaev garanton proces të drejtë gjyqësor dhe zbardhje të vërtetë të rastit të Almirit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:39
Zoran Zaev dhe i ndjeri Almir Aliu

I pari Qeverisë i garantoi opinionit se organi ekzekutiv është duke ndjekur procesin nga afër dhe se nuk do të lejohen shkelje të ligjit, që sipas tij janë bërë tashmë në disa raste gjyqësore.

"Me vjen mirë që publiku e ndjek me vëmendje këtë proces. Zërat dhe reagimet e forta i bëjnë institucionet e sistemit më të kujdesshme qoftë ato të ekzekutivit apo pushteteve tjera lidhur me pakënaqësitë e qytetarëve. Qeveria me kujdes e ndjek këtë proces. Nuk dua që të jap mesazh për përzierje në punën e sistemit gjyqësor por ju them se nuk do të bëhemi memec në këtë rast dhe për asnjë rast tjetër nëse drejtësia e merituar nuk vjen në vend" – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë dënon zhvillimet në Prokurori Publike duke potencuar se në prag të reformave është e papranueshme që zbatuesit e ligjit të veprojnë në mënyrë të tillë.

"Unë apeloj që të gjithë zbatuesit e ligjit të respektojnë dhe të vënë në zbatim çdo shkronjë të ligjit me qëllim që shteti i së drejtës të vihet në funksion" – tha Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë.

Përveç Kryeminsitrit Zaev, në rastin e Almirit proces të drejtë gjyqësorë kërkuan edhe partitë parlamentare duke dënuar në të njëjtën kohë rikualifikimin e veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat