Maqedonia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim policor me Hungarinë

Maqedonia

Maqedonia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim policor me Hungarinë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:59
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ministri i Punëve të Brendshme i Hungarisë Shan Sándor Pintér

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ministri i Punëve të Brendshme i Hungarisë Shan Sándor Pintér, sot në Bukuresht nënshkruan marrëveshjen mes dy vendeve për bashkëpunim policor.

Nga MPB thonë se kjo marrëveshje ka për qëllim përmisimin e bashkëpunimit policor në mes dy shteteve, për të rritur efikasitetin në shtypjen e krimit ndërkombëtarë, me theks të veçant luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtimit jo-ligjor të drogës, emigracionin kriminal dhe efikasitetit në shtypjen e rreziqeve ndërkombëtare dhe sigurisë kombëtare.

“Sot në emër të dy qeverive është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim të dy policive me çka bashkëpunimi jonë rritet. Lufta kundër krimit, tregtive jo-ligjore me drogë, migrimit ilegal dhe lufta kundër terrorizmit janë çështje që i kalojnë kufijtë tonë kombëtar, pasi krimi nuk njeh kufi”, thuhet në njoftimin e MPB.

Ministri Spasovski i’u faleminderua kolgut të tij Pintér dhe Republikës së Hungarisë për ndihmën e deri tanishme Republikës Maqedonisë, në ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

“Edhe pse është kaluar kriza, kolegët tanë sëbashku me zyrtarët policore nga vende tjera anëtare të BE-së janë të pranishëm në kufijtë jugorë dhe vazhdimisht bëjnë kontrolle dhe mbikëqyrje. Bashkëpunime të tilla janë dëshmi se principet dhe solidariteti i vendeve anëtare të BE-së e kalojnë edhe në vendet që nuk janë anëtare të saj, por që kanë angazhim evropiane”, tha ministri Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat