Komuna e Çairit reagon ashpër ndaj keqpërdorimit të të dhënave publike në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike

Maqedonia

Komuna e Çairit reagon ashpër ndaj keqpërdorimit të të dhënave publike në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:35
Komuna e Çairit

Lidhur me lajmin e publikuar në portalet “Republika” , “Telegrafi” dhe “Fol” me titull “Komuna e Çairit do të harxhojë mijëra euro për stilolapsa dhe xhaketa ekskluzive“, Komuna e Çairit dënon ashpër keqpërdorimin e të dhënave publike të publikuara në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike, shtrembërimin e realitetit dhe paralajmëron ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore respektivisht ngritje të aktpadisë ndaj portaleve në fjalë. Për rrjedhën e procedures gjyqësore në vazhdimësi do ti informojmë qytetarët.

Kjo procedurë e publikuar në SEFP realizohet për çdo vit për të plotësuar nevojat e Komunës së Çairit respektivisht ka për qëllim primar furnizimin me materiale ose përgatitje teknike për realizimin në bazë vjetore (gjatë një viti) të manifestimeve të organizuara nga Komuna dhe nga organizata tjera në Komunën e Çairit manifestimet e të cilave i ndihmon dhe përkrah Komuna e Çairit (siç janë shtypja e ftesave, mirënjohjeve, broshura ne format A4 dhe A5 etj) dhe aksioneve ekologjike dhe humanitare (për të cilat është i nevojshëm furnizim me bluza me logo dhe materiale tjera për realizimin e tyre). Mjetet e ndara për këtë qëllim do të shpenzohen vetëm sipas nevojave të paraqitura në rast të organizimit të manifestimeve dhe aksioneve për të cilat qytetarët rregullisht do të jenë të njoftuar.

Lajmi i publikuar paraqet keqpërdorim klasik të procedurave publike për furnizim publik për të cilat do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për dënimin e këtij akti të shëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat