BESA e Gashit mbështet protestën për rastin e Almir Aliut

Maqedonia

BESA e Gashit mbështet protestën për rastin e Almir Aliut

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:50
Lëvizja BESA

Duke gjykuar se, fatkeqësisht, sistemi gjyqësor në Maqedoni ende vazhdon të jetë diskriminues dhe jo i drejtë ndaj shqiptarëve, Lëvizja BESA konstaton se lirimi i vrasësit të Almir Aliut dhe mundësia e rikualifikimit të veprës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku, paraqet edhe një shembull tipik të kësaj qasjeje, theksojnë nga Lëvizja BESA.

“Sidoqoftë, Lëvizja BESA – ashtu siç e ka ngritur zërin çdoherë kundër ndaj çdo padrejtësie – edhe kësaj radhe do të jetë gardiane e ngritjes së zërit shqiptar në Maqedoni, duke e mbështetur protestën për rastin e Almirit të vogël, e cila është paraparë të mbahet nesër (e mërkurë – 21 mars) në Shkup.

Nesër bashkërisht do t’i japim zë të fuqishëm protestës për Almirin, duke bërë që zëri ynë të jetë zëri i së drejtës në kohë dhe jo zë i vonesës, siç ishte vite me radhë nga ministrat e (pa)drejtësisë të regjimeve të kaluara”, thonë në BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat