“Seancë publike” në Supreme, Vangellovski ju merr telefonat gazetarëve

Maqedonia

“Seancë publike” në Supreme, Vangellovski ju merr telefonat gazetarëve

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:54
Jovo Vangellovski,

Pa telefona dhe pa asnjë mjet bazik komunikimi me redaksitë, gazetarët duhet ta ndjekin profesionalisht se çfarë do të ndodh në seancën e hapur në Gjykatën Supreme ku do të shqyrtohen ankesat e paraburgimit për të dyshuarit në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Gjykatësi suprem, Jovo Vangellovski, i cili është edhe kryetar i këshillit pesë-anëtarësh të gjykatësve të cilët duhet të vendosin për ankesat, u shpreh se për shkak të pengesave telekomunikative gjatë gjykimit gazetarëve do ju merren telefonat.

Gazetarët reaguan ndaj vendimit për të hyrë në seancë pa telefona për shkak se duhet të dërgojnë informacion në redaksi kreu i Supremes tha se kush nuk pranon ta dorëzojë telefonin do duhet të largohet nga seanca.

Kjo praktikë e marrjes së celularëve është praktikuar vetëm në seancat e rastit të “Kumanovës”, megjithatë duke pasur parasysh rëndësinë e seancës së sotme ku bëhet fjalë vetëm për shqyrtim ankesash është e paqartë se pse gazetarët janë lënë pa telefona duku ju pamundësuar informimi i opinionit.

Përndryshe, në gjykatë është paraqitur deputetët Krsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski, që të dy nga radhët e VMRO-DPMNE-së, si dhe ish ministri i Brendshëm dhe drejtor i Brosë për siguri publike, Mitko Çavkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat