Maqedoni, shtohet kontrollet e vezëve para festës së Pashkëve

Maqedonia

Maqedoni, shtohet kontrollet e vezëve para festës së Pashkëve

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:10
Ilustrim

Janë shtuar kontrollimet për sigurimin dhe cilësinë e vezëve para festës së Pashkëve.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov, thotë se përveç depove, kontrollet janë shtuar edhe në vendkalimet kufitare.

“Përpos kotrollimeve nëpër depo, kontrollet janë shtuar edhe nëpër vendkalimet kufitare, të importit, me qëllim që t’u ofrohet qytetarëve një produkte sa më cilësore”, tha Zoran Atanasov në një takim me përfaqësues të Grupit për shpendët pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Atanasov deklaroi se çdo pakënaqësi me cilësinë e vezëve, qytetarët dhe kompanitë munf t’i paraqesin në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, në bazë së cilës do të kryhet kontrolli dhe inspektimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat