BESA e Kasamit nxjerr dokument ku thotë se është vendosur në favor të tyre

Maqedonia

BESA e Kasamit nxjerr dokument ku thotë se është vendosur në favor të tyre

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:52
BESA e Kasamit

Edhe përkundër faktit se gjatë muajit shkurt të këtij viti u mbajtën dy kongrese partiake të cilat pretendonin se janë kongrese të Lëvizjes Besa, si duket drejtësia ka vendosur që vetëm kongresi i 24 shkurtit, ku për kryetar u rizgjodh Bilall Kasami të pranohet nga gjykata.

Dokumenti të cilin portali jonë siguroj me datë të sotme (19.03.2018) nga Regjistri Qendror dëshmon se gjykata ka pranuar dokumentacionin e kongresit të mbajtur më 24 shkurt dhe ka rivendosur emrin e Bilall Kasamit si kryetar i kësaj partie. (Më poshte mund të shihni edhe dokumentin zyrtar).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat