Aeroplani që duhej të udhëtojë nga Frankfurti në Shkup anulon fluturimin, shkaqet të paqarta

Maqedonia

Aeroplani që duhej të udhëtojë nga Frankfurti në Shkup anulon fluturimin, shkaqet të paqarta

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:44
Ilustrim

180 pasagjer dje janë bllokuar në aeroportin e Frankfurtit drejt Shkupit me kompaninë Wizzair fluturim i cili ishte anuluar dhe askush nuk i kishte njoftuar se deri kur duhet të presin.

Autoritetet e aeroportit ju kishin deklaruar se duhet vetë të gjinden që të udhëtojnë drejt Maqedonisë. Një pjesë e tyre kishin kontaktuar mediat dhe ishin ankuar duke thënë se nuk kanë mjete financiare që të vazhdojnë udhëtimin e ri. Në aeroportin gjerman ju kishin thënë se kompania do ju kthejë paratë ndërkohë që disa pasagjer kishin udhëtuar në vendet më të afërta për në Sofje.

“Bëmë check-in dhe kaluam kontrollën e pasaportave e pas tre orë pritje na kthyen prapa, unë mora biletë për në Këln për më 19 që të kthehem në Shkup, kishte vend të lira për javën e ardhëshme nga qytetet tjera pa udhëtim të organizuar. Një fëmijë udhëtonte nga Luksemburgu nuk dinte gjuhë dhe nuk dinte ku të merr biletë e madje nuk kishte para me vete”, theksoi një udhëtarë.

Pasagjeri i cili donte të mbetej anonim ka thënë se në email ka marrë njoftim se fluturimi do të vonohet por jo se është anuluar. Pas disa orë pritje dhe tentativave të kontaktojë kompaninë, të njejtët nuk i janë përgjigjur.

E vetmja ndihmë që na është ofruar janë katër euro e me ato kemi mund të blejmë vetëm ujë, ka thënë ai.

Në faqen e aeroportit të Shkupit qëndron informacioni se fluturimi nga Frankfurti në Shkup është anuluar. Në të njejtën kohë duhej të aterojë një aeroplan ai ka ateruar në Prishtinë derisa dy të tjerë kanë shkuar dhe janë kthyer në Vjenë. Jozyrtarisht shkak ka qenë moti i ligë dhe era e fuqishme që ka kapluar vendin. Nga kompania deri më tani nuk kanë informuar dhe nuk kanë dhënë detaje se pse nuk ishin angazhuar që të ndihmojnë udhëtarët që kanë pritur atje.

Sipas rregullores që mbron të drejtat e pasagjerëve, kompania duhet të sigurojë fluturim nga kompani tjetër sa më shpejtë, të kthejë shumën e rezervimit dhe të mundësojë dy linja telefoni pa pagesë por edhe ushqim dhe fletje. Një nga pasagjerët ka thënë se ka dorëzuar ankesë në një agjenci avokature në Gjermani për udhëtime dhe ka marrë përgjigje se do të shqyrtojnë rastin që më pas të fitojë dëmshpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat