Remenski: Do t’i padisë kërcënuesit, VMRO në Karposh qëndron pas këtij grupimi.

Maqedonia

Remenski: Do t’i padisë kërcënuesit, VMRO në Karposh qëndron pas këtij grupimi.

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:42
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, paralajmëroi padi penale për protestuesit që kanë ofenduar dhe kërcënuan për jetë atë para shtëpisë së saj.

Remenski është e bindur se këto protesta i kanë organizuar disa anëtarë të degës së VMRO-DPMNE-së në Karposh dhe se të njëjtët nuk kanë të bëjnë me organizimin e protestave klasike për të shprehur revolt, por janë me qëllim të degradimit të saj. Remenski tha se ka siguruar edhe disa shkrime në rrjetet sociale ku disa individë përgatisnin grupime dhe parulla me përmbajtje ofenduese ndaj saj. 

 “Informatat dhe dëshmitë që i posedoj unë tregojnë qartë se pas organizimit të huliganizmit para shtëpisë time qëndron dega e VMRO-DPMNE-së në Karposh së bashku me një këshilltar aktual dhe njëherit kryetar dege të kësaj partie, ish-kryetar i degës dhe disa të punësuar tjerë në DAP. Vlerësoj se askush nuk do të lejojë më nxitje të sjelljes arbitrare”,- deklaroi deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat