Fejziu: Zgjidhja e çështjes së emrit do të qartësoj të ardhemn e Maqedonisë

Maqedonia

Fejziu: Zgjidhja e çështjes së emrit do të qartësoj të ardhemn e Maqedonisë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:38
Milaim Fejziu

Me mbylljen e problemit të emrit që është pak i besueshem zgjidhet një nyje gordijane jo vetëm me Greqinë por edhe me Shqiperinë, Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë, thotë profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Milaim Fejziu, duke folur në temë se çfarë përfiton Maqedonia me zgjidhjen e kontestit disa vjeçar të emrit. 

"Me mbylljen e problemit të emrit që është pak i besueshëm zgjidhet një nyje gordijane jo vetëm me Greqinë por edhe me Shqiperinë, Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë. Përcaktimi i palëve për emër gjeografik nënkupton se Maqedonia nuk do të jetë shtet nacional vetëm maqedonas por do të duhet të ridefinohet sëpaku si  shtet binacional që do të thotë se do të duhet të pasoj rirregullimi i brendshëm i shtetit që do të kërkojn edhe subjektet politike për një koncept të ri të shtetit. Do të qartësohet e ardhmja e Maqedonisë si shtet dhe do të eleminoj tendencat për  shkateimin e tij", thotë për Zhurnal, Milaim Fejziu, profesor universitar.

Sipas tij, maqedonasit do të mbeten një nga konstituentet por jo të vetmit të shtetit siç është deri tani, por do të jetë një shtet i përbashkët me shqipetarë e të tjerë.

"Pra me mbylljen e çështjes së emrit në Maqedoni do të hapen shumë procese për konsolidimin e marrëdhenieve si të brendëshme ndër-etnike ashtu edhe me fqinjët për rreth,në të kundërt ky shtet nuk do të ketë të ardhme të qartë do të kërkoen rrugë tjera. Me zgjidhjen e çështjes së emerit hapet perspektiva euro-atlantike që paraqet poashtu një nyje gordijane për ekzistimin saj", vlerëson profesor Milaim Fejziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat