Prokuroria Themelore: Hetimet për 27 prillin kanë përfunduar

Maqedonia

Prokuroria Themelore: Hetimet për 27 prillin kanë përfunduar

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:36
Kuvendi

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, kur deputetët dhe gazetarët u sulmuan fizkisht nga protestuesit e dhunshëm.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, për momentin në rjedhë janë afatet ligjore ku të dyshuarit dhe mbrojtja mund të rishikojnë shkresat dhe provat dhe eventualisht të kërkojnë nga Prokuroria mbledhjen e dëshmive të caktuara.

“Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar dhe deri tek të dyshuarit dhe mbrojtja ka dorëzuar njoftime për përfundimin e hetimeve. Për momentin në rjedhë është afati ligjore prej 15 ditëve, ku të dyshuarit dhe mbrojtja kanë të drejtë të rishikojnë shkresat dhe provat, të dorëzojnë dëshmi të reja dhe të përmirësojnë të njëjtat”, thonë nga PTHP.

Sipas afatit ligjor për procedurë penale afati në të cilin prokurori publik duhet të mbledhë dëshmitë që propozon mbrojtja është 30 ditë nga dorëzimi i kërkesës.

Kjo do të thotë se nëse merren parasysh afatet ligjore, aktakuzat e para për dhunuesit më 27 prill të ngriten më së voni në muajin maj ose fillim të qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat