Incizimet e Zaevit do të publikohen në mars

Maqedonia

Incizimet e Zaevit do të publikohen në mars

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:06
Zoran Zaev

Rasti i gjykimit për “Ryshfet” ku akuzohet kryeministri Zoran Zaev, u shty për me 26 mars, sepse nuk kishte kushte për shikimin e video-incizimeve.

Sot, gjykata e ka pranuar propozimin e avokatëve të kryeministrit, Zoran Zaev, që opinioni të marrë pjesë në shikimin e incizimeve si dëshmi për rastin “Ryshfet”. Mbrojtja e Zaevit pohon se incizimet e publikuara në “Jutjub” nuk janë të plota.

Vetëm në atë mënyrë ka deklaruar Zaevi, se do të mund ti kthehet nderi e reputacioni i dëmtuar në këtë proces, raporton Almakos.

“Kryej funksion të lartë politik, kurse incizimi është publikuar. Por, janë publikuar vetëm disa pjesë të materialit, e jo i tërë video – materiali. Do ta lus gjykatën për shikim publik të këtyre incizimeve, sepse vetëm në atë mënyrë do të mundem që të kthejë një pjesë të nderit dhe reputacionit të dëmtuar me publikimin e video materialeve, që nuk u desht të dalin fare në opinion” – deklaroi Zaevi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat