Në Kuvend konstatohen dorëheqjet e pesë anëtarëve të Antikorrupsionit

Maqedonia

Në Kuvend konstatohen dorëheqjet e pesë anëtarëve të Antikorrupsionit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:41

Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme i konstatoi dorëheqjet e pesë anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të cilët dhanë dorëheqje pas skandalit me raportin revizor.

Anëtari i Komisionit Artan Grubi nga BDI-ja u bëri thirrje edhe dy anëtarëve të tjerë të Antikorrupsionit të japin dorëheqje që ky komision të mund ta kryejë funksionin e duhur, e jo, siç thotë, të shndërrohet në komision për mbrojtje të korrupsionit.

Dorëheqjet e konstatuara do të gjendjen në seancë plenare të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat