Pas ligjit të shqipes, sfida e partive shqiptare mbetet unifikimi i veprimit politik

Maqedonia

Pas ligjit të shqipes, sfida e partive shqiptare mbetet unifikimi i veprimit politik

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:32
Partite shqipetare

Me miratimin e Ligjit për gjuhët, që ka të bëjë kryesisht me përdorimin e gjuhës shqipe, të zyrtarizuar apo të zgjeruar, shqiptarët në Maqedoni dhe subjektet e tyre politike, në pushtet dhe opozitë, nuk po e mbyllin "paketën e  kërkesave" apo të sendërtimit të të drejtave të tyre në këtë shtet, sepse ata janë para sfidave të reja, thonë analistët politik duke folur për atë se cilat janë sfidat e rradhës të partive politike shqiptare pas miratimit të ligjit të gjuhëve. 

"Me miratimin e Ligjit për gjuhët, që ka të bëjë kryesisht me përdorimin e gjuhës shqipe, të zyrtarizuar apo të zgjeruar, shqiptarët në Maqedoni dhe subjektet e tyre politike, në pushtet dhe opozitë, nuk po e mbyllin "paketën e  kërkesave" apo të sendërtimit të të drejtave të tyre në këtë shtet, sepse ata janë para sfidave të reja. Mbase, me këtë ligj po mbyllet edhe një kapitull i Marrëveshjes së Ohrit. Punë e parë që i pret partitë politike shqiptare në pushtet është implementimi i këtij ligji kompleks dhe sigurimi i mjeteve financiare për sendërtimin e tij. Duhet pranuar se ky ligj, që doli me aq vështirësi nga Kuvendi i Maqedonisë, po aq do t'i sfidojë partitë politike në ballafaqim me Gjykatën Kushtetuese, ku do ta "dërgojë" VMRO-DPMNE-ja opozitare. Pra, ligji për gjuhët do të ketë mjaft peripeci në fazën e dytë të të qenit i plotfuqishëm. Kjo parti opozitare maqedonase "po vajton" që ligji i iku prej dore, si atu para shqiptarëve në periudhën e ardhshme për t'u kthyer në pushtet", thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist.

Sipas tij, partitë shqiptare në pushtet pritet në të ardhmen të gjenden para sfidës për zgjidhjen e statusit social të familjeve të dëshmorëve dhe të ushtarëve të UÇK-së, që në një fazë të re (të zgjedhjeve), do të jetë objekt pazaresh. 

"Mbetet për realizim të plotë synimi i përfaqësimit të shqiptarëve në poste të larta, institucione dhe administratë, ndarja e drejtë përpjesëtimore e buxhetit të shtetit, decentralizimi i nivelit më të lartë të pushtetit lokal, një shkallë më e lartë e punësimit të shqiptarëve etj", nënvizoi Arsllani.

Nga ana tjetër, analisti dhe opinionisti Petrit Menaj thekson se miratimi i ligjit të gjuhëve si dhe përmbysja e regjimit nacionalist të Grujevskit është një eksperiencë që duhet çuar përpara.

"Miratimi i ligjit të gjuhëve si dhe përmbysja e regjimit nacionalist të Grujevskit është një eksperiencë që duhet çuar përpara. Kjo eksperiencë tregonë se kur shqipëtarët bashkohen, nuk ka kala që nuk merret. Sfidat janë të shumta, sepse miratimi i ligji të  gjuhëve nuk është gjë që u arrit për kohën e kësaj qeverisje, por  është një luftë e gjatë e bërë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit", theksoi për Zhurnal, Petrit Menaj, analist. 

Ai është i mendimit se sfida kryesorë është unifikimi i veprimit politikë për të zbardhur gjithë proceset e montuata ndaj shqiptarëve si dhe lufta për zbardhjen e përgjimeve në lidhje me luftën ndaj korupsionit gjë që do të pastrojë politikën shqipëtare në Maqedoni në lidhje me korrupsionin në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat