Sulmohet kazerma në Shkup, një ushtar përfundon në spital

Maqedonia

Sulmohet kazerma në Shkup, një ushtar përfundon në spital

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se më 18 mars (e diel) në ora 21 e 20 minuta, në Sektorin e Punëve të Bredshme në Shkup është denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 18 e 30 minuta në kazermën “Strasho Pinxhur” në fshatin Petrovec, një ushtar profesional deri sa ka kryer detyra zyrtare te sektori i helikopterëve, ka vërejtur tre persona që kanë arritur aty me veturë. 

Pasi janë paralajmëruar se duhet të largohen nga gardhi i kazermës sepse bëhet fjalë për objekt ushtarak, personat kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të tij, kurse më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ushtari me iniciale S.M. ka marrë lëndime nga ky sulm dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, kurse më pas është lëshuar për mjekim shtëpiak. Policia po punon për ndriçim të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat