Pas javës së nxehtë të ligjit të gjuhëve, rikthehen punimet në Kuvend

Maqedonia

Pas javës së nxehtë të ligjit të gjuhëve, rikthehen punimet në Kuvend

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:12
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot i rikthehet punës pas seancës së nxehtë të javës së kaluar kur u votua ligji për përdorimin e gjuhëve. Sot në rend dite është parashikuar seanca e 38-të ku do të shqyrtohen ligje në fushën e energjetikës, ekonomisë, shëndetësisë dhe sferave të tjera sociale. Ligje të ndryshme do të shqyrtohen edhe në komisionet parlamentare, ku janë parashikuar 13 të tilla. Kuvendi ka në proces ligje të rëndësishme që janë pjesë e reformave dhe që mbajnë flamurin e BE-së, duke qenë edhe prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat