Ngecin ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor në Maqedoni

Maqedonia

Ngecin ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor në Maqedoni

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:25
KSHZ

Asnjë detaj nga ndryshimet eventuale në Kodin Zgjedhor, të paralajmëruara ditë më parë nga LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja. Nga partia e Mickoskit thonë se vazhdon akoma procesi i koordinimit dhe detajet do të mësohen pas marrëveshjes eventuale, ndërsa nga LSDM-ja heshtin.

Gjatë takimit të fundit dy javë më parë, dy liderët Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski deklaruan se kanë arritur marrëveshje për ndryshime në Kodin Zgjedhor sa i takon përbërjes së KSHZ-së. Nga ajo që thanë shkurt Zaev dhe Mickoski, deri në shtator, në KSHZ do të emërohen anëtarë partiak sipas sistemit të vjetër, me kryetar nga opozita dhe gjashtë anëtarë të tjerë. Pas shtatorit pritet një sistem I ri I emërimit të anëtarëve të këtij turpi, gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor.

Ndryshimet e fundit në KSHZ u bënë gjatë Marrëveshjes së Përzhinës, ku në diskutim ishte edhe ndryshimi eventual i sistemit zgjedhor në vend, kalimi në vetëm një njësi zgjedhore dhe votimi për zgjedhje parlamentare me lista të hapura. Megjithatë pas Përzhinës, këto tema nuk janë hapur më. Ekspertët vlerësojnë se edhe nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ka hapësirë për profesionalizimin e KSHZ-së dhe organizimit të zgjedhjeve të drejta.

Gjatë Përzhinës, u arrit marrëveshje për përfshirjen e tre anëtarëve të pavarur në KSHZ, përveç të deleguarve partiakë dhe të niset procesi i pastrimit të listës zgjedhore. Aktualisht, KSHZ-ja ka vetëm një anëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat