Edhe një parti e re i shtohet skenës politike në Maqedoni

Maqedonia

Edhe një parti e re i shtohet skenës politike në Maqedoni

Më: 18 mars 2018 Në ora: 21:59
Partia e re politike Bashkimi Demokratik Qytetar (GDU)

Partia e re politike Bashkimi Demokratik Qytetar (GDU) mbajti sot në Shkup kongresin. Petar Kolev u zgjodh kryetar i parë i saj.Partia e re politike, do të punojë për të krijuar një shtet që i bindet ligjit, tha Kolev, shkruan Fol.

Ai në mbledhje theksoi rëndësinë e pyetjes “në cilin vend duam të jetojnë fëmijët tanë”, duke nënvizuar se Maqedonia duhet të bëhet një shtet i fortë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Në themelimin e kësaj partie morën pjesë gjithashtu dy deputetë të Parlamentit Europian konservator, Ruza Tomasic nga Kroacia, si dhe deputeti bullgar Angel Dzambaski dhe mbajtën fjalime të shkurtra në mbështetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat