Maqedoni, nga mesi i javës rikthehen temperaturat dimërore

Maqedonia

Maqedoni, nga mesi i javës rikthehen temperaturat dimërore

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Ndryshime drastike të motit priten javën e ardhshme. Sinoptikanët paralajmërojnë herë temperatura pranverore e herë dimërore. Një ditë pas nisjes zyrtarisht të stinës së pranverës, më 22 mars rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës.

“Temperaturat nesër do të jenë pak më të ulëta krahasuar me sot, do të lëvizin në interval prej 9 deri në 15 gradë, të martën do të kemi stabilizim të motit ndërsa të mërkurën sërish mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat kryesisht do të përqendrohen në pjesët perëndimore. Ndryshim më të madh të motit presim të enjten ku edhe do të kemi masë të ftohtë të ajrit, kështu që reshjet që do ti kemi gjatë ditës do të shndërrohen në borë në pjesët veriore sepse fillimisht këtu do të ndjehet i ftohti”, tha për Alsat, sinoptikania Lençe Rizova.

Moti i keq nuk ka lënë pa prekur edhe vendet e rajonit. Reshjet dhe erëra të forta përfshinë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat